Mesi i Gushtit është edhe periudha më e ngarkuar në plazhe. Një pjesë e pushuesve i fillojnë tani pushimet e pjesa tjetër kthehen. Përveç trafikut të rënduar nëpër disa nga akset kryesore të vendit edhe plazhet i gjejmë plot. Jo vetëm me shqiptarë të cilët zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë, por edhe me pushues nga rajoni dhe Europa.