Top Channel/ Dyndja në Spanjë, 72 viktima. Vala e 60 mijë emigrantëve nga Maroku, tensione në BE
02/08/2026 22:47

Enklava spanjolle e Ceutës, e ndodhur në Afrikën Veriore, po përballet me njërën prej krizave më të rënda humanitare dhe diplomatike të viteve të fundit. Autoritetet lokale konfirmuan zyrtarisht se numri i të vdekurve ka arritur në të paktën 72 persona, pas një fluksi masiv ku rreth 60,000 emigrantë marokenë tentuan të futen në territorin spanjoll duke notuar rreth postbllokut kufitar në Detin Mesdhe. Pas alarmit të shkaktuar midis të mërkurës dhe të premtes, situata këtë të dielë po shkon drejt normalizimit. Policia dhe trupat ushtarake spanjolle kanë zbritur në terren duke patrulluar rrugët e enklavës. Sipas delegatit të qeverisë spanjolle në Ceuta, Miguel Angel Perez Triano, pjesa më e madhe e emigrantëve janë kthyer vullnetarisht në Marok brenda 48 orëve. Nëpër rrugë dhe në një zonë industriale të braktisur shihen ende grupe të vogla të miturish, të cilët shprehen se qëllimi i tyre i vetëm është të arrijnë në Spanjën kontinentale. Ndërkohë, rojet bregdetare po pastrojnë zonën kufitare dhe në det është vendosur një barierë e re lundruese prej 500 metrash për të rritur sigurinë. Autoritetet spanjolle kanë fajësuar bandat kriminale për organizimin e këtij fluksi, duke përhapur thashetheme të rreme në rrjetet sociale se një vendim i fundit i Gjykatës së Lartë të Spanjës do t'u siguronte emigrantëve një kalim më të lehtë. Nga ana tjetër, analistët ndërkombëtarë dyshojnë se ky mund të jetë një skenar i mirëmenduar nga Maroku zyrtar. Sipas tyre, Rabati ka lehtësuar qëllimisht kontrollet në kufi për të ushtruar presion diplomatik mbi Madridin, për shkak të përmirësimit të fundit të marrëdhënieve mes Spanjës dhe Algjerisë, e cila konsiderohet si rivali historik i Marokut Deri më tani, zyrtarët marokenë kanë zgjedhur të heshtin duke mos dhënë asnjë deklaratë. Kjo valë emigracioni ka shpërthyer një "bombë" politike brenda strukturave të Bashkimit Europian, duke sjellë akuza dhe përçarje mes shteteve anëtare. Italia mori vendimin drastik për të pezulluar për një muaj marrëveshjen Shengen me Spanjën, duke rikthyer kontrollet rigoroze dhe vizat për lëvizjen e lirë. Ky veprim solli reagimin e ashpwr tw kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez. Për të menaxhuar situatën, 22 vende anëtare të bllokut kanë firmosur një letër të përbashkët ku kërkojnë një mbledhje urgjente ditën e martë për të koordinuar një përgjigje të shpejtë të bllokut.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55