Top Channel/ Dyfishohet pagesa për 11 mijë fëmijë, Sala: Të mbështesim ata me aftësi ndryshe
09/07/2026 19:53

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku u ndal te masat e reja të miratuara nga Qeveria Shqiptare në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Ministrja theksoi se dyfishimi i pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e periudhave kontributive për ndihmësit personalë janë angazhime të parashikuara në programin qeverisës “Shqipëria 2030”, në kuadër të politikave për forcimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjes së familjeve. Me Aktin Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre masave. Nga 1 korriku 2026 dyfishohet pagesa mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë, të cilët kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara. Ministrja Sala nënvizoi se kjo është hera e parë që mbështetja shtrihet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke garantuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet. Gjatë takimit, Ministrja vlerësoi edhe modelin e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, si një shembull të shërbimeve sociale të ofruara pranë komunitetit, që ndihmojnë përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo fëmije. Këto masa financohen në kuadër të rritjes me 8.9 miliardë lekë të Buxhetit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, rritja më e madhe buxhetore në historinë e institucionit, duke mundësuar zgjerimin e mbështetjes sociale, vijimin e politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor dhe investime të reja në shërbimet publike. “Objektivi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti, përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta,” u shpreh Ministrja Sala.

Top Channel/ Sulmohet selia e PS, fishekzjarrë edhe drejt Bankës së Shqipërisë
24/10 19:18
Top Channel/ Protestuesit në rrugët e Tiranës, ecin në drejtime të ndryshme
24/10 18:59
Momente tmerri/ Flakë e plumba gome/Sheshi kthehet në fushëbetejë, shpërthejnë përplasjet e dhunshme
24/10 18:46
Top Channel/ “Lumë” fishekzjarrësh drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët
24/10 18:43
Top Channel/ Kaos dhe tym në sheshin “Skëndërbej”, protestuesit në grupe
24/10 18:39
Top Channel/ Protestuesit u vënë flakën hunjve prej druri për t’i përdorur kundër policisë
24/10 18:37
Top Channel/ Turisti gjerman ha akullore, sheh si spektator protestën
24/10 18:27
Top Channel/ Plagoset një i protestues me plumb gome, e ndihmojnë shokët e tej
24/10 18:22
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 18:09
Top Channel/ Lojëra dhe puthje përpara kamerës, momente të veçanta nga dy protestuesit viralë
24/10 17:53
Top Channel/ Ha sufllaqe në qetësi, protestuesit e tjerë në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:50
Top Channel/ Protestues rezistentë dhe gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të policisë, protestuesit i merr flakë xhaketa
24/10 17:45
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotovë në drejtim të efektivëve, dy policë marrin flakë
24/10 17:37
Top Channel/ Polici gjuan me gurë, protestuesit i kundërpërgjigjen po me gurë
24/10 17:30
Top channel/ Kaos në Bulevard, policë, makina me ujë, gaz dhe gurë
24/10 17:19
Top Channel/ Tension në protestë/ Përplasje në distancë. Të rinjtë hedhin gurë, policia, ujë dhe gaz
24/10 17:09
Top Channel/ Djegin kazanët e plehrave, protestuesit në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
24/10 16:27
Top Channel/ Forca policie dhe gurë në Bulevard, protestuesit shpërndahen në drejtime të ndryshme
24/10 16:26
Top News – Policia shpërndan turmën. Të rinjtë përballen me ujë me presion dhe gaz lotsjellës
24/10 16:21