Në pikëkalimin e Kakavijës kemi një ritëm të shtuar të qytetarëve që qarkullojnë në të dy anët e kufirit. Krahasimisht me një muaj më parë, kur qarkullonin gati 800-900 persona në ditë tani kemi një dyfishim të numrit, madje një tejkalim të numrit të atyre që mbërrijnë me ata që largohen. Fluksi kryesor shënohet në orët e mëngjesit dhe në orët e mbrëmjes pasi mesdita shënon këtu temperatura shumë të larta në mbi 37 gradë. Autobusët që qarkullojnë në të dy anët e kufirit janë ende të pakët në numër dhe lëvizin me 1/4 e pasagjerëve.