Kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku u ndal te programi “Dyfisho Sipërmarrjen”, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që duan të investojnë të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare. Rama tha se programi synon të ndihmojë sipërmarrjet të zgjerojnë aktivitetin e tyre, përmes kredive të buta që financohen nga shteti shqiptar. “Dyfisho Sipërmarrjen është një super program. Të gjithë ata që duan të investojnë e kanë derën e hapur, sepse do të financohen me kredi të buta deri në 2 milionë euro nga shteti shqiptar,” u shpreh kreu i qeverisë.