Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 23:15, u njoftua për një automjet që kishte marrë flakë në lagjen “Dunavat”. Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me automjetin zjarrfikës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se autovetura ishte përfshirë e tëra nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Automjeti u dëmtua plotësisht nga zjarri, ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.