Një 35 vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjocaj ku Albi Bashaliu u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Autorët menjëherë pas ekzekutimit kanë djegur në vendngjarje edhe mjetin e tyre ndërsa më pas janë larguar me mjetin e viktimës. Edhe pse ende nuk ka një pistë zyrtare, paraprakisht mësohet se po hetohet në pistën e hakmarrjes.