Stuhia e fuqishme që goditi Jugun e vendit të martën la pas dy viktima, disa të plagosur dhe dëme të shumta materiale në Himarë dhe Sarandë. Viktima e parë ishte punonjësi sezonal i OSHEE-së, Bashkim Boçi, 54 vjeç, i cili humbi jetën në krye të detyrës në zonën e Potamit në Himarë.