Dy aksidente të rënda të ndodhura mëngjesin e kësaj të hëne shkaktuan dy viktima dhe nëntë të plagosur. Rreth orës 05:20, pesë automjete u përfshinë në një përplasje të shumëfishtë në autostradën Durrës–Tiranë. Automjeti që drejtohej nga 45-vjeçari Hysen Balla u përplas fillimisht me një kamion.