Top Channel/ Dy viktima në 3 aksidente/ Humb jetën 28-vjeçari në Lushnje dhe këmbësori në Vlorë
12/06/2023 18:38

Një 28 vjeçar dhe një 60 vjeçar janë viktima në tre aksidentet e ndodhura në vend përgjatë kësaj të hëne. Aksidenti i parë ndodhi që në orët e para të mëngjesit në Lushnjë ku një i ri që ishte duke lëvizur me një motomjet në fshatin Ngurrëz u përplas me një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar. Si pasojë e goditjes së fortë, humbi jetën në vend drejtuesi i motomjetit, 28 vjeç. Ndërkohë në superstradën Lezhë-Shkodër një makinë doli nga rruga në vendin e quajtur “kryqëzimi I Pirajve”. Për pasojë u plagos drejtuesi dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Ata u transportuan në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Aksidenti i tretë ndodhi në mesditë në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, ku një 44 vjeçare që drejtonte një "Ford", ka aksidentuar një shtetas rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15