Vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë. Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, bën me dije se deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.