Zjarr i përmasave të mëdha përfshin fshatin Tenë në Mirditë Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mesditën e sotme fshatin Tenë të Mirditës, duke rrezikuar disa banesa Zjarri nisi rreth orës 14:00 dhe u përhap me shpejtësi, i favorizuar nga bimësia e dendur dhe era e fortë. Flakët iu afruan disa banesave, ndërsa për shkak të rrezikut u bë e nevojshme edhe evakuimi i disa familjeve. Terreni i vështirë e komplikoi ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat punuan për izolimin e flakëve pranë zonave të banuara. Për të përballuar situatën u kërkua edhe ndërhyrja nga ajri, me dy helikopterë.