Motocikletat vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët rurale në Lushnje. Paradite e kësaj të marte në rrugen rurale të fshatit Ngurrëz një motoçikletë u përplas me një motomjet. Si pasojë e goditjes morën plagë të shumta dy personat që po lëviznin me motoçikletë. Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit ku po marrin ndihmë mjekësore. Lidhur me rastin policia nisi hetimet dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Pak kohë më parë në këtë segment rrugor ndodhi një aksident me pasojë vdekjen. Kjo pasi krahas shpejtësisë së lartë, drejtuesit e motoçikletave nuk përdorin as kaskat mbrojtëse.