Vatra e zjarrit që përfshiu zonën e fshatrave Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli në Njësinë Administrative Vergo, bashkia Delvinë, vazhdon të jetë aktive. Aktualisht, flakët janë të përqendruara në kodrën përballë fshatit Palavli si dhe në zonën mbi baxhon e fshatit Kopaçëz, prej nga dyshohet se janë përhapur edhe drejt malit mbi Borsh.