Top Channel/ Dy socialistë thyejnë listën në Tiranë, Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi
29/04/2021 15:11

Ethet e renditjes në hit-paradin elektoral të 25 Prillit, nuk kanë mbaruar ende për 433 kandidatët e qarkut Tiranë. Deri më tani për votën e kandidatëve janë numëruar 981 kuti votimi nga 1243 në total. Gara është e fortë në listët e PS Tiranë, ku i 23 ti në këtë listë ish ministri Fatmir Xhafaj, me votat personale të mbledhura 16.245 shkon i sigurt drejt parlamentit. Orlando Rakimi djali ish deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i 30-ti të listët socialiste, në hambarin e tij elektoral ka depozituar 12,760 vota duke siguruar vendin e deputetit . Me këtë rezultat të Xhafajt dhe Rakipit rrezikohen të mbeten jashtë parlamentit Eduard Shalsi, Ervin Bushati ose Fidel Ylli. Por gjithçka do të qartësohet me përfundimit total të numërimit të votës së Tiranës. Belinda Balluku renditet e dyta më e votuar në listën socialiste me 13.142. Një votë të lartë preferenciale ka marrë në qarkun Tiranë e në veçanti bashkinë Kavajë Etjen Xhafaj me 10.384. Ndërsa Elisa Spiropali me 7.310 vota ka parakaluar kundërshtarin e saj në Kamëz demokratin Flamur Noka që ka mundur të marrë vetëm 6.169. Listën e PD Tiranë e udhëheq si më i votuari Lulzim Basha me 13.164 pasuar nga Agron Shehaj me 10.985 dhe Belind Këllici 8.174 I cili ka lënë pas me një avantazh prej 2.548 votash ish numrin 1 të PD Sali Berisha. Ori Nebiaj në debutimin e saj të parë si kandidate për deputete renditet në top 10 listët e kandidatëve të votuar nga lista e PD. E pyetur nga Top Channel nëse vota preferenciale është duke u numëruar drejt e me transparencë ajo jep këtë përgjigje.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41