Një plagosje me armë zjarri ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit. Sipas burimeve policore, është plagosur një i ri, i identifikuar si Erald Shullazi të cilin fatmirësisht plumbi e ka kapur në dorë, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë edhe fatale.