Dy matematikanë kinezë kanë hyrë në historinë e shkencës, duke fituar për herë të parë Medaljen “Fields”, çmimi më prestigjioz në botë për matematikën, i krahasuar shpesh me çmimin Nobel. Yu Deng dhe Hong Wang u shpallën fitues së bashku me amerikanin John Pardon dhe kanadezin Jacob Tsimerman. Çmimi, i cili jepet çdo katër vjet për matematikanë nën moshën 40-vjeçare, vlerëson zbulime që kanë zgjidhur disa prej problemeve më të vështira të kësaj fushe.