Pa u tharë mirë boja e firmës që i hoqi kompetencat e deleguara Anuela Ristanit, e cila më pas dha dorëheqjen si nënkryetare Bashkie, Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit hodhi nënshkrimin e tij mbi një tjetër shkresë. Kryebashkiaku shkarkoi nga detyra nënkryetarin Blendi Sulaj. Dikush ikën pa dëshirë dhe të tjerë komandohen me bekimin e kryebashkiakut.