Top Channel/ Dy javë më parë vrau fqinji, sot Ilir Koçiljas iu vu tritol në banesë
26/02/2024 20:37

Banesës së Illir Koçiljas, i cili dy javë më parë vrau fqinjin e tij për një vend parkimi, i është vënë sot lëndë plasëse. Më 14 shkurt ai vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka për shkak të një vendi parkimi. Shpërthimi rreth orës 19.50, ndërsa banesën e tij s’ka pasur njeri, pasi 35-vjeccari Koccilja jetonte vetëm dhe aktualisht ndodhet në paraburgim. Nuk dihet nëse shpërthimi është paralajmërim për familjarët e Koçilas. “Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale”-njofton policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve. Si ndodhi ngjarja? I arrestuari ka deklaruar se sherri ka nisur për vendparkimin para shtëpisë së tij dhe gërvishtjen e automjetit të viktimës. Koka ka konstatuar se i ishte gërvishtur automjeti dhe ka akuzuar fqinjin 35-vjeçar Ilir Koçilja, i cili ia ka pohuar duke i thënë se e ka paralajmëruar vazhdimisht që të mos e parkonte keq automjetin pasi i zinte rrugën. Viktima dhe i arrestuari banonin në lagjen 4 të Durrësit, njëri në pallat dhe tjetri në një banesë njëkatëshe, përballë pallatit. Pasi ka pranuar se ia ka gërvishtur ai automjetin, dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohojnë se Koka së bashku me një person tjetër e kanë sulmuar 35-vjeçarin i cili për t’u shpëtuar ia ka dhënë vrapit. Dëshmitarë të sherrit pohojnë se kanë dëgjuar që teksa e ndiqnin shtetasin Ilir Koçilja në rrugë, njëri ka thënë “Nxirr pistoletën e qëlloje!” Ky duket se ka qenë momenti kur Koçilja ka reaguar dhe ka nxjerrë thikën duke qëlluar me të Halil Kokën, i cili më pas humbi jetën rrugës për në spital. Më pas ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka dashur ta vrasë, por të shpëtojë prej tij. Koçilja u kap pak orë më pas dhe me vete kishte dhe thikën me të cilën qëlloi Kokën. Të dyja palët rezultojnë persona me precedentë penalë, të dënuar nga drejtësia.

Top News- OSBE reagon sërish për protestat: Dialogu konstruktiv të mbizotërojë mbi përplasjet
21/10 22:27
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina negociata në nëntor, Putin liron një amerikan
21/10 22:10
Top News-Refuzohet oferta e dytë e Ramës/Karriget hidhen sërish, protesta zhvendoset tek Parlamenti
21/10 22:07
Top Channel / BE i përgjigjet Rusisë për Shqiperinë dhe shtetet e Ballkanit: E kanë vendin në union
21/10 22:05
Top News- Rama ‘dialog’ online me protestuesin: Ju jeni prokurorë, e gjykatës apo jeni studentë?
21/10 21:30
Top News- “Ik andej”, tensione në bulevard mes protestuesve, çfarë ndodhi?
21/10 21:10
Top Channel/ Shiu shpërndan protestuesit, zbrazet qendra e Tiranës
21/10 20:42
Top Channel/ Video për rrjete sociale nga të rinjtë protestues, momente të bukura nga tubimi
21/10 20:22
Top Channel/ Protesta, evitohen përplasjet e mëdha! Vetëm incidente sporadike në shesh
21/10 20:21
Top Channel/ Protesta e nëntë më e qetë për disa orë, por në mbrëmje u kthyen molotovët
21/10 20:20
Top Channel/ Konfliktohen protestuesit me njëri-tjetrin, marshojnë drejt qendrës së Tiranës
21/10 20:17
Top Channel/ Kur do mbajë përgjegjësi?! Rama jep të gjitha përgjigjet rrugës për Budva
21/10 20:01
Top Channel/ Hamza jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK, merr vendimin e parevokueshëm
21/10 19:58
Top Channel/ Plani ogurzi! Kush po i shfrytëzon protestat e dhunshme në Europë?
21/10 19:56
Top Channel/ Zbardhet plani franko-shqiptar kundër dhunës, diskutime për një front anti-vandalizmi
21/10 19:49
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:40
Top Channel/ Kënge e valle në orët e darkës, të rinjtë gaz e hare para policëve te Kryeministria
21/10 19:39
Top Channel/ Tensione në Bulevard, protestuesit gjuajnë me gurë dhe shishe uji drejt Kryeministrisë
21/10 19:35
Top News- Ekstradohet mësuesja turke/ Akuzohet për terrorizëm nga Turqia, mbështeti kurdët
21/10 19:29
Top Channel/ Jo vetëm djemtë por edhe vajzat, hedhje të gurëve në grup drejt Kryeministrisë
21/10 19:19