Top Channel/ Dy helikopterët zjarrfikës përplasen në Greqi, familja rrëfen si shpëtoi piloti britanik
04/08/2026 21:28

Familja e pilotit britanik Andrew Hutchinson ka rrëfyer momentet dramatike të mbijetesës së tij, pasi helikopteri që ai drejtonte u rrëzua gjatë operacioneve për shuarjen e zjarreve në Greqi. 48-vjeçari ishte një nga të mbijetuarit e përplasjes mes dy helikopterëve, rreth 65 kilometra në perëndim të Athinës. Aksidenti tragjik i mori jetën një piloti danez dhe një oficeri ndërlidhës të Shërbimit grek të Zjarrfikësve. Hutchinson, zjarrfikës ajror dhe pronar i një kompanie helikopterësh në Northallerton, Yorkshire, ndodhej në Greqi për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin. Duke folur për The Times, xhaxhai i tij, Michael Hutchinson, e cilësoi mbijetesën e nipit si “të mrekullueshme”. Helikopteri i Hutchinson u rrëzua në një zonë pyjore. Sipas familjes, ai dhe oficeri grek i zjarrfikësve që ndodhej me të arritën të dilnin nga mjeti vetëm pak sekonda përpara se ai të shpërthente në flakë. “Ai u përplas fort në pyll dhe doli pikërisht në kohë. Telefoni i tij u dogj plotësisht dhe mbeti brenda helikopterit. Ai dhe oficeri që ishte me të dolën pak çaste para shpërthimit”, tregoi xhaxhai i tij. Piloti me përvojë, baba i tre fëmijëve, po rikuperohet në një spital në Athinë, ku iu nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në shpinë. Michael Hutchinson kujtoi aftësitë e jashtëzakonshme të nipit të tij si pilot. “Një herë isha me të kur po mësonte autorotacionin, uljen e helikopterit pa fuqi motori. Ai më tha: ‘Do ta fik motorin’. U tremba, por ai e uli helikopterin në mënyrë perfekte. Ka fluturuar për shumë vite dhe është një pilot jashtëzakonisht i kujdesshëm.” Andrew Hutchinson ka ndërtuar një karrierë të gjatë në operacione ajrore të specializuara në mbarë botën, duke marrë pjesë në misione për shuarjen e zjarreve, ndërtim dhe shpëtim. Kohët e fundit ai kishte ndihmuar edhe në shuarjen e zjarreve në Uells dhe punonte rregullisht në Australi. Bashkëshortja e tij, Dawn, dhe tre fëmijët kanë udhëtuar drejt Athinës për të qenë pranë tij gjatë rikuperimit. Sipas Shërbimit Grek të Zjarrfikësve, dy helikopterët ishin marrë me qira nga kompania australiane McDermott Aviation dhe po merrnin pjesë në shuarjen e një zjarri të madh në kufirin mes rajoneve të Atikës dhe Beotisë. Familjarët janë të bindur se aksidenti nuk do ta largojë Hutchinson nga fluturimi. “Jo, ai nuk do të ndalet. Asgjë nuk do ta ndalojë të fluturojë përsëri”, u shpreh xhaxhai i tij.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20