Dy grabitje kanë ndodhur 10 ditët e fundit në Berat. Të dëmtuarit janë dy biznesmenë të fuqishëm në këtë qark. Vjedhjet kanë ndodhur gjatë natës në biznesin "Veza e Mëngjesit",që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal, ne pronar shtetasin Leonard Fani dhe tjetra në banesën e shtetasit Lumnir Osoja, pronarit të kompanisë "Center Albania".