Rusia deklaroi se ka rrëzuar dy dronë të nisur drejt Kremlinit dhe akuzoi Kievin se ka tentuar të vrasëpresidentin Vladimir Putin. Moska pretendon se dronët u çaktivizuan nga shërbimet speciale duke përdorur asetet elektronike të radarëve. Kreu i shtetit në atë moment nuk ndodhej në presidencë, pohoi zëdhënësi i Dmitry Peskov për agjencinë shtetërore të lajmeve, duke shtuar se në ndertesa nuk pati dëme matëriale. Ukraina nga ana e saj, nuk bëri asnjë koment.