Qytetarët kanë përfunduar pas 2 orësh ditën e dytë të protestës përpara Kryeministrisë për mbrojtjen e zonës së mbrojtur të Zvërnecit, teksa njoftuan se do të mblidhen sërish nesër në orën 18:00. Ata u grumbulluan fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke mbajtur pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë, ku ngritën dhe një podium, me disa prej qytetarëve që morën fjalën.