Top Channel/ Dy ditë protestash, “dridhet” qeveria gjeorgjiane: Tërhiqet ligji polemizues!
09/03/2023 12:05

Pas dy ditë protestash massive ku nuk munguan përplasjet me policinë e dhuna, partia në pushtet e Gjeorgjisë njoftoi tërheqjen projektligjit mbi “agjentët e huaj” që I nxorri njerëzit në rrugë. Masa ligjore do të kërkonte që mediat dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve të tyre nga burime të huaja, të regjistrohen si "agjentë të huaj". Kundërshtarët e projektligjit e krahasuan atë me një ligj rus të vitit 2012, që është përdorur për të shtypur ose mbyllur organizatat që kritikonin qeverinë ruse.Partia ‘Ëndrra gjeorgjiane’ në pushtet, tha se projektligji u interpretua në mënyrë negative dhe se një pjesë e publikut u mashtrua. Përfaqësues të partive opozitare, thanë ndërkaq protestat do të vazhdojnë derisa qeveria të distancohet zyrtarisht nga projektligji dhe të lirojë të gjithë të arrestuarit gjatë protestave. Presidenti i Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, njoftoi më herët se ajo do t’i vinte veton projektligjit nëse do të arrinte në tryezën e saj, ndërsa kundërshtarët e tjerë shprehën shqetësime se masa do të ndikonte në shpresat e Gjeorgjisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se projekt-ligji ishte një "zhvillim shumë negativ" për Gjeorgjinë dhe mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet e vendit me BE-në, e nisma u dënua dhe nga DASH.

Top Channel / Merz ul taksën e energjisë në minimumin evropian: Të dalim nga kriza e besimit
12/10 23:15
Top Channel / BE-Britani, drejt bashkimit! Burnham premton dialog serioz: Samit në nëntor
12/10 23:13
Top News- “Nëse kundërshtari zgjedh ta vazhdoj sulmin…”, komandanti amerikan i NATO-s mesazh Rusisë
12/10 22:49
Top News-Humbje kolosale në radhët e Rusisë. Mbi 50 mijë ushtarë të vrarë në front vetëm në shtator
12/10 21:15
Top News – Zelensky ‘kokëfortë’ me Trumpin. ‘Ne nuk poshtërohemi, jemi vend i pavarur’
12/10 20:45
Top Channel / Farage kërkon mbylljen e azilit. Lideri premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve
12/10 20:20
Top Channel/ Farage premton deportimin e 90 mijë azilkërkuesve nëse vjen në pusht
12/10 15:34
Top News – NATO paralajmëron prerë Rusinë: ‘Ju shkatërrojmë! Një sulm ndaj aleancës ‘i kotë’
12/10 15:18
Top News – Ndahet Nobeli në ekonomi / Dy amerikanë ‘punuan për stabilizimin e ekonomisë’
12/10 15:06
Top News – Vetëm 350 mijë makina kineze në vit / BE vendos kufizime për importet e mjeteve hibride
12/10 15:05
Top Channel/ Trump “ia vë syrin” oqeaneve: Ose Atlantiku, ose Paqësori të marrin emrin tim!
12/10 15:01
Top News – Kremlini hedh poshtë armëpushimin: ‘Zelenski nuk e meriton, duam marrëveshje paqeje’
12/10 14:52
Top News – Në pallate ‘të fortifikuara’, me bunkerë / Mohammed Bin Salman ‘i tmerruar’ pas sulmeve
12/10 14:49
Top News – Ndëshkon 1600 individë e kompani ruse / BE: ‘Të lidhur me pjesë për dronë dhe raketa’
12/10 14:46
Top News – Ferr flakësh në Paris / Shkrumbohet tregu historik, destinacion i turistëve
12/10 14:23
Top News – Kërcënim më i madh se Lufta e Ftohtë / Gjermania në rrezik, paralajmëron ministri
12/10 14:21
Top News – Google rrafshoi 300 hektarë pyll. Finlanda i pezullon punimet për dy qendrat ‘AI’
12/10 14:20
Top News – Polonia blindon shkollat në gjithë vendin / Dislokon 20 mijë policë pas sulmeve me thikë
12/10 14:10
Top News – 14 vjeçari qëllon drejtorin e shkollës / Tmerr në Francë, hap zjarr me armë gjahu
12/10 13:40
Top News – Një ushtri e NATO-s e një fuqi bërthamore / Luftë kundër Huthive, mbështetje për Riadin
12/10 12:17