Dy çifte të reja, Enkel Subashi me Xhulia Balla dhe Emiliano Kullolli me Adelina Bardhi, zgjodhën ditën e Shën Valentinit për t’u celebruar në martesë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të rrethuar me lule dhe nën tingujt e muzikës, çiftet mbollën edhe nga një pemë për dashurinë e tyre.