tronditur pas dy shpërthimeve të fuqishme me tritol, por fatmirësisht pa pasoja në jetë njerëzish. I pari është regjistruar në orën 2.20 minuta, pranë stadiumit “Loro Borici”, në katin e parë të një pallati, ku është i vendosur një supermarket në pronësi të shtetasit Florenc Marku. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale ndërsa autorët duket se e kanë mirëmenduar forcën goditëse të lëndës plasëse pasi vetëm 20 metër më larg, ndodhej një karburant.