Në të gjithë vendin janë aktive nëntë vatra zjarri, ndërsa më e madhja vijon të mbetet ajo në Malin e Dukatit të Vlorës ku mëngjesin e sotëm kanë vijuar të ndihmojnë në shuarje edhe dy avionët Canadair të ardhur nga Greqia. Po ashtu që prej mëngjesit të sotëm në të gjithë zonën po luftojnë me flakët dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikës me qëllim që të mos lejojnë përhapjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë.