Përgjatë këtyre dy vitesh pandemie, operatorët turistikë shqiptarë u ndeshëm me vështirësi të mëdha. Por këtë vit, sektori i turizmit sikur po merr pak frymë lirisht dhe kjo, sipas DW , i detyrohet në masë të madhe vizitorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Aid Mehmedovic nga qyteza Tutin pranë Nozi Pazar në Serbi, rrëfeu për median gjermane se kishte kaluar 10 ditë në Golem, pasi këtë vend ia kishte rekomanduar i vëllai.