Në gjykatën e Durrësit për herë të parë palët ndërgjygjëse nuk do të jenë shqiptare. Një trup gjykues nga Suedia ka mbërritur në Shqipëri për të marrë dëshmitë e 7 shtetasve iranianë në kuadër të gjyqit të nisur në Stokholm më 10 gusht të këtij viti ndaj një prej zyrtarëve të regjimit iranian i cili akuzohet si një nga ekzekutuesit e masakrës së vitit 1988 në Iran.