Top Channel/ Durrësi s’ka para për pensionistët! Të moshuarit nuk marrin pensionet
10/08/2026 19:54

Prej ditësh, pensionistët në Durrës paraqiten në zyrat e Postës pa mundur të marrin pensionin në datën e caktuar e as në ditët në vazhdim. Presin në radhë nën temperaturat e larta dhe, sipas tyre, pasi mbërrijnë te sporteli, dëgjojnë të njëjtën përgjigje se nuk ka para. Kjo situatë, thonë ata, përsëritet pothuajse çdo muaj dhe se detyrohen të bëjnë ecejake për të marrë paratë nga të cilat varen ilaçet, ushqimet dhe shpenzimet e përditshme. Mungesa e fondeve është shkak i vonesave në shpërndarjen e pensioneve. Ky shërbim varet nga fondet që sjell filiali i Postës së Durrësit dhe shpesh edhe nga arkëtimet e tjera. Shqetësimi i pensionistëve, edhe pse i vazhdueshëm, vjen në një kohë kur Posta Shqiptare është përballur me një tjetër problem serioz në filialin e Durrësit. Muajin e kaluar u denoncua mungesa e një fondi me vlerë rreth 700 mijë euro, për të cilin u arrestuan drejtuesja e filialit, shefja e financës dhe arkëtarja. Të trija akuzohen për vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës. E ndërsa hetimet kërkojnë gjurmët për gjetjen e parave që mungojnë, pensionistët kërkojnë vetëm një gjë: të mos sorollaten më për të marrë pensionin e tyre.

Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11