Fundjava ka sjellë një fluks të lartë pushuesish drejt plazheve të Adriatikut, duke shkaktuar trafik të ngarkuar në rrugët përgjatë bregdetit. Në kulmin e sezonit turistik, hotelet dhe restorantet po mirëpresin një numër të madh pushuesish vendas, nga Kosova, si dhe turistë të huaj. Ndërsa plazhet mbushen me pushues, siguria është prioritet.