Sezoni turistik në Durrës ka nisur dinamik dhe me rritje të ndjeshme të rezervimeve. Edhe pse sektori i turizmit pati një lloj pasigurie për ndikimin e konflikteve të armatosura, kryesisht në Lindjen e Mesme, Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë një destinacion i sigurt dhe i preferuar nga të huajt.