Temperaturat e larta të korrikut i kanë mbushur plot plazhet e Durrësit përgjatë të gjithë vijës bregdetare. Pushues vendas e të huaj kanë nxituar të freskohen në ujërat e Adriatikut dhe të shijojnë gjithccka ofron bregdeti shqiptar. "Është hera e parë që vijmë këtu. Shkuam drejt e në Tiranë dhe pastaj erdhëm në këtë bregdet fantastik që na e këshilluan. Shumë i bukur."