Durrësi ka çelur edicionin e dytë të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor. Në vilën e ish-mbretit Zog në kodër, artistë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës prezantuan veprat e tyre, në një aktivitet që do të vijojë gjatë gjithë muajit tetor. Piktura, instalacione dhe vepra të tjera të artit bashkëkohor do të ekspozohen përgjatë muajit, ndërsa programi do të shoqërohet edhe me aktivitete të tjera.