Numri i divorceve në Durrës po përjeton një rritje të ndjeshme, duke reflektuar një situatë shqetësuese në raportet familjare dhe qëndrueshmërinë sociale. Sipas të dhënave nga Gjykata e Durrësit, vitin e kaluar janë regjistruar 662 raste të zgjidhjes së martesave. Edhe gjashtëmujori i parë i këtij viti ka një numër të lartë të ccifteve që i janë drejtuar gjykatës për shkurorëzim, rreth 390 raste. Faktorët kryesorë të kësaj rritjeje janë kryesisht ndryshimet shoqërore.