Mbi 75 mijë metra katrorë tokë janë vënë nën sekuestro nga organi I akuzës së Durrësit në kuadër të hetimit për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Kallmit dhe ish-NB Frutore. Operacioni i zhvilluar një ditë më parë lidhet me dyshimet për përfitimin e paligjshëm të 13 sipërfaqeve toke përmes falsifikimit të dokumenteve.