Nē përfundim të raundit të parë të regjistrimeve në arsimin e lartë për vitin e ri akademik, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit janë regjistruar 1296 studente të ardhshëm. “Krahasuar me vitin e kaluar Shifra është 5 % më e lartë. Disa nga programet që kanë pasur rritje në krahasim me vjet janë degët e gjuhëve të huaja, psikologjia, shkencat ekonomike. Edhe Infermieria që mbetet ndër degët më të kërkuara dhe të preferuara nga maturantët. Rritja këtu ka qenë me 20 % më shumë se vjet.”