Çështja e faktorit shqiptar në rajon, situata e Kosovës dhe dialogut te pambyllur me Serbinë, si dhe roli i diplomacisë për zgjidhjen e saj janë në qendër të krijimtarisë së diplomatit dhe publiçistit të mirënjohur Shaban Murati. Mbrëmjen e së premtes ai u kthye në Durrës, qytetin e tij të lindjes për të diskutuar me bashkëqytetarë mbi veprat dhe qëndrimet e tij.