Mes emocioneve dhe entuziazmit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve ka nisur viti i ri shkollor edhe në Durrës, ku mësimi me turne mbetet ende një sfidë. “Çdo vit ka emocionet e veta. I uroj të gjithë nxënësve dhe kolegëve të mi në Durrës e kudo në Shqipëri suksese dhe vit të mbarë shkollor. Shkolla është me kushte shumë të mira. Çdo gjë e rregullt dhe klasat janë përgatitur që nxënësit të ndjehen mirë.”