Top Channel/ Durrës, mbytet një fëmijë/ 11-vjeçari nga Tirana humbi jetën teksa po lahej në det
21/06/2026 14:55
Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur bregdetin shqiptar. Një fëmijë 11-vjeçar humbi jetën paraditen e së dielës në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, dyshohet se i mituri nga Tirana u mbyt aksidentalisht në det.