Projekti i marinës së Durrësit ka filluar zyrtarisht punimet. Pas marrjes së lejeve të nevojshme të ndërtimit janë hapur themelet e dy godinave të para të banimit, të cilat pritet të përfundojnë brenda dy viteve. Kantieri nuk pengon punën e Portit të Durrësit, në të cilin puna vijon paralelisht me ndërtimin e godinave.