Top Channel/ Durrës, hedh shokun nga ura/ Zbardhet krimi, autori: me ngacmoi gruan
10/12/2024 23:12

Një javë pas krimit, policia ka zbardhur fundin tragjik të një 33-vjeçari në Spitallë të Durrësit. Pas një pune intensive hetimore, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar, Majlind Habibi, 35 vjeç, i cili dyshohet se e ka shtyrë qëllimisht viktimën, Branko Shkoza, duke e hedhur nga ura në një kanal ujërash të ndotura. Rrëzimi i ka shkaktuar atij vdekjen. Ngjarja ka ndodhur më 2 dhjetor. Dy ditë pas ngjarjes, babai i viktimës kishte kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e të birit që nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas kërkimeve, të enjten e kaluar, më 5 dhjetor, trupi i pajetë i viktimës u gjet në kanalin afër banesës së tij, në lagjen nr. 15, ku banonin të dy, autori dhe viktima. Në fillim, ekspertiza paraprake nuk konstatoi shenja dhune, duke ngritur dyshime se vdekja e të riut ishte një aksident. Analizat e mëtejshme dhe provat shkencore zbuluan se ngjarja nuk ishte aksidentale. Hetimet zbuluan se pas një konflikti për motive të dobëta, Majlind Habibi kishte shtyrë viktimën nga ura, duke e hedhur në kanalin, ku më pas u gjet i pajetë. Operacioni policor, i koduar "Kontakti", çoi në arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet po vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe për të dokumentuar akuzat ndaj autorit të dyshuar.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48