Skena e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, e improvizuar në një kantier ndërtimi ku ritmi, fuqia e lëvizjes dhe tingullit u shndërruan në një të vetme, mikpriti natën e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Dansit Modern dhe Kontemporan. Ky edicion i 18-të i festivalit qe dhe një homazh për një nga bashkëthemeluesit e tij, Tristan Sherifi i cili u nda nga jeta pak muaj më parë.