Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, këshillit bashkiak i Durrësit miratoi prishjen e detyruar të shkollave të mesme “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko”, si dhe shkollës 9 vjeçare “Eftali Koçi”. Këto shkolla dhe një kopsht në Ishëm, të dëmtuara rëndë nga tërmeti do të shemben për t’u ndërtuar nga fillimi.