Gjykata e Durrësit caktoi masën arrest në burg për Hekuran Troplini dhe Emiliano Pasha, të akuzuar nga prokuroria për armëmbajtje pa leje dhe prodhim armësh e municionesh. Dy ditë më parë dy të rinjtë u arrestuan në Durrës, pasi u zbulua se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe dyshohet se ua shisnin grupeve kriminale.