Me 29 vota pro dhe 8 abstenime, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar buxhetin për vitin 2025 dhe projektbuxhetin afatmesëm 2025-2027. Buxheti i vitit 2025 kap vlerën e 5.4 miliardë lekëve, ku 1.9 miliardë janë planifikuar për investime, ku një vend të rëndësishëm zë vazhdimi i programit të Rindërtimit, si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën shkollore dhe rrugore.