Muaji gusht ka shënuar pikun e mbërritjeve në portin e Durrësit për këtë sezon veror. Vetëm në dhjetë ditët e para të muajit, në vend kanë hyrë përmes trageteve rreth 56 mijë udhëtarë dhe 18 mijë automjete. Pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë të diasporës që zgjedhin të kalojnë pushimet në atdhe, por nuk mungojnë edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë të tërhequr nga ofertat e shumta turistike në mal e bregdet.