Dëgjesa e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u zhvendos sot në Gjirokastër. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili iu drejtuar bashkëkryetarit të kësaj reforme, Arbjan Mazniku, duke i thënë se nuk është dakord me dy teza të ngritura prej tij.