Në Korçë është duke u zhvilluar një dëgjesë publike lidhur me çështjet e planifikimit dhe menaxhimit të territorit, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, specialistë të urbanistikës dhe qytetarë. Gjatë takimit po diskutohen problematikat që lidhen me zhvillimin urban, përdorimin e hapësirave publike, ndërtimet dhe projektet e planifikuara për zonat e ndryshme të bashkisë.