Ministrja gjermane për Europën, Anna Luhrmann nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut për të vijuar procesin e anëtarësimit në BE. Në konferencën për shtyp u shpreh se ka marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe kjo do të ndihmojë për të çuar përpara të procesit të integrimit.